Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Kartelet e drogës në Meksikë kanë tashmë një mënyrë të re për të rekrutuar fëmijët

Kartelet e drogës në Meksikë kanë tashmë një mënyrë të re për të rekrutuar fëmijët

10:18, 21/10/2021
A+ Aa A-

Kartelet e drogës në Meksikë kanë gjetur një mënyrë të re për të rekrutuar sa më shumë të rinj në rrjetet e tyre.

Sipas zëvëndësministrit të Sigurisë Publike Ricardo Mechia kriminelët hyjnë në marrëdhënie me të miturit me anë të lojërave në platformat "Playstation, Xbox dhe Nintendo" duke filluar kështu procesin e bindjes dhe rekrutimit.

Krimii organizuar gjithashtu shfrytëzon faqet e rrjeteve sociale si TikTok dhe Instagram shtoi Mechia gjatë një konference për shtyp.

Më 9 tetor, në shtetin Oaxaca (në jug), autoritetet gjetën tre fëmijë të moshës 11 deri në 14 vjeç , familjet e të cilëve kishte raportuar zhdukjen e tyre. 

Një nga fëmijët kishte rënë në kontakt me një organizatë kriminale në gusht përmes "Free Fire" , një lojë video që mund të shkarkohet falas në telefonin celular, sipas autoriteteve.

Njeriu i krimit të organizuar "i ofroi një punë në Monterrey" pasi mori numrin e tij të telefonit në Facebook, gjithmonë sipas zotit Mechias.

"Puna" ishte "monitorimi i frekuencave të radios dhe paralajmërimi në rast të pranisë së policisë" për një tarifë prej "8,000 pesos" (rreth 360 euro) çdo "dy javë", vazhdoi zëvendësministri.

I mituri pranoi ofertën, të cilën e ndau me dy shokë të klasës, shtoi zoti Mechia.

Tre të miturit u takuan më 9 tetor me gruan që i mori pranë një stacioni autobusi para se të arrestoheshin.

Rrjeti Meksikan i të Drejtave të Fëmijëve (Red por los Derechos de la Infancia en Mexico, REDIM) tashmë ka raportuar se mijëra fëmijë rekrutohen çdo vit nga bandat, veçanërisht trafikantët e drogës.

Veprimi i këtyre bandave është i lidhur me valën e dhunës që përfshiu shumë nga 32 shtetet e Meksikës , ku 36,579 vrasje u regjistruan zyrtarisht në vitin 2020, ose rreth 100 në ditë mesatarisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco