Austria nga 1 nëntori do të kërkojë certifikatën e vaksinimit, ja ‘dënimet’ për ata që s’i kanë

Austria nga 1 nëntori do të kërkojë certifikatën e vaksinimit, ja ‘dënimet’ për ata që s’i kanë

08:38, 21/10/2021
A+ Aa A-

Nga data 1 nëntor, shumica e punonjësve në Austri do të duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar, janë testuar dhe kanë rezultuar negativë për virusin ose se janë shëruar nga COVID-19

Autoritetet shëndetësore do të kontrollojnë në vend nëse punonjësit respektojnë rregullat.

Nëse nuk tregon vërtetim, punonjësi mund të gjobitet me 500 euro, ndërsa punëdhënësi me 3600 euro, tha ministri i Punës, Martin Kocher.

Përjashtim bëjnë punëtorët që nuk vijnë në kontakt të rregullt me ​​njerëz të tjerë, siç janë shoferët e kamionëve.

Pasi mesatarja shtatë-ditore ishte nën 150 të infektuar për javë, ajo është rritur ditët e fundit dhe kohët e fundit arriti në 183 të infektuar.

Gati 62 për qind e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar plotësisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco