Të mbytyra gjatë Luftës së Dytë Botërore/ Lëkundjet e tërmetit nxjerrin mbi oqean anijet japoneze

Të mbytyra gjatë Luftës së Dytë Botërore/ Lëkundjet e tërmetit nxjerrin mbi oqean anijet japoneze

21:11, 20/10/2021
A+ Aa A-

Lëkundjet e tërmeteve dhe vullkanit që shpërtheu, kanë nxjerrë nga fundi i oqeanit anije që janë mbytur gjatë betejës së Iwo Jima në Luftën e Dytë Botërore.

Fotografitë satelitore nga “All Nippon News” të Japonisë tregojnë pjesët e mbetura të 24 anijeve japoneze që u kapën nga marina amerikane në pjesën e fundit të luftës.

Ata u zhvendosën në pjesën perëndimore të Iwo Jima për të formuar një port, pasi ishulli nuk kishte objekte të tilla në atë kohë.

Shtrati i detit ka filluar të ngrihet për shkak të aktivitetit sizmik nga mali Suribachi, veçanërisht në pjesën perëndimore të ishullit. Si rezultat i aktivitetit, anijet e fundosura janë ngritur mbi hirin vullkanik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco