47 vjeçarja amerikane, prej një viti vuan nga simptomat e Covid

47 vjeçarja amerikane, prej një viti vuan nga simptomat e Covid

14:56, 20/10/2021
A+ Aa A-

Një 47 vjeçare në SHBA, e cila kishte mposhtur me sukses kancerin në të kaluarën u infektua me Covid, simptomat e të cilës zgjatën plot 335 ditë. Ky është rasti i parë i një pacienti që vuan nga simptomat e “Covid të zgjatur” për gati një vit. Sipas raportit, mjekët zbuluan tek pacientja një mutacion të pazakontë përtej proteinave të virusit.

Pacientja fillimisht ishte sëmurë dhe ishte shtruar në spital gjatë pranverës së 2020. Por në vend që të shërohej me kalimin e kohës edhe pse kalonin muajt, ajo vazhdonte të kishte nevojë për oksigjen në shtëpi, pasi vazhdonte të kishte gulçim dhe kollë. Ndonjëherë ndihej më mirë dhe here të tjera më keq.

Testet e njëpasnjëshme të Covid-19 treguan se ajo ishte ende pozitive për koronavirusin. Aventura e saj, e cila zgjati gati një vit, ishte një rast studimor unik se sa gjatë mund të zgjasë një infeksioni i Covid-19, raporton abcnews.al

Gruaja kishte kaluar me sukses imunoterapi tre vite më pare, duke i reduktuar qeliza imune B dhe, si rezultat, sistemi i saj imunitar nuk reagonte siç duhet. Pacientja më pas u infektua me Covid-19.

Pas  shtrimit për herë të  dytë në spital dhe trajtimit të mëtejshëm me ilaçin dhe plazmën e gjakut të pacientëve, mushkëritë e saj treguan shenja përmirësimi. Testet e mëvonshme të Covid-19 rezultuan negative dhe simptomat e saj ishin reduktuar ndjeshëm.

Studiuesit arritën në përfundimin se trajtimet që çojnë në eliminimin e qelizave B mund të çojnë në zgjatjen e Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco