Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

‘Facebook’ po planifikon të ndryshojë emrin 

‘Facebook’ po planifikon të ndryshojë emrin 

12:59, 20/10/2021
A+ Aa A-

Gjiganti i mediave sociale “Facebook” po planifikon të riemërtojë kompaninë me një emër të ri javën e ardhshme, raporton “Verge”, duke cituar një burim që ka njohuri të drejtpërdrejta për çështjen. 

Drejtori ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, planifikon të flasë për ndryshimin e emrit në konferencën vjetore të kompanisë në 28 tetor, por mund të zbulohet më shpejt, thuhet në raportin e “Verge”. 

Ndryshimi në kompani ka të ngjarë të pozicionojë aplikacionin e rrjeteve sociale si një nga shumë produktet e një kompanie mëmë, e cila gjithashtu do të mbikëqyrë aplikacione si “Instagram”, “WhatsApp”, “Oculus” dhe më shumë, shton raporti. 

Një zëdhënës i Facebook tha për Guardian se kompania "nuk komenton thashethemet apo spekulimet". 

Spekulimet për ndryshimine e emrit vijnë në një kohë kur Facebook po përvallet me kritika, sidomos për faktin që ka vendosur “fitimet astronomike” para njerëzve dhe ka injoruar raportet mbi rrezikun e rrjeteve sociale për adoleshentët. 

Ndryshimi për emrin mund të lidhet me ribrandimin – procesi i ndryshimit të emrit, imazheve, simboleve dhe/ose dizajnit të një marke për të krijuar një identitet të ri. “Facebook” ka njoftuar më parë se do të krijojë disa produkte për të punuar posaçërisht në projekte të lidhura me metaverse (një version i realitetin virtual). 

Në vitet e ardhshme, “Facebook” pret që njerëzit të mos e shohin më si një kompani të rrjeteve sociale, por si një kompani metaverse. Me shumë gjasë, ndryshimi i emrit do të lidhet pikërisht me planet e kompanisë për këto produkte dhe shërbime. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco