Pas tërheqjes së amerikanëve, talebanët vendosin të ndërtojnë flotën e tyre ajrore

Pas tërheqjes së amerikanëve, talebanët vendosin të ndërtojnë flotën e tyre ajrore

12:02, 20/10/2021
A+ Aa A-

Prej disa javësh, Afganistani ndodhet në një gjendje të rrënuar financiare, duke çuar talebanët në marrjen e vendimit për të krijuar flotën e tyre ajrore.

Kështu, disa nga “ekspertët” e talebanëve po punojnë për riparimin e pajisjeve të shkatërruara, të cilët i kanë lënë amerikanët para se të tërhiqeshin përfundimisht nga Afganistani.

Disa nga gazetarët e ‘Al Jazeera’ theksojnë se talebanët tashmë po punojnë në disa nga hangarët e vendit dhe kanë punësuar një grup të posaçëm inxhinierësh, teknikësh dhe ekspertë të forave ajrore.

Në aeroport mund të shihen helikopterë të shumtë të dëmtuar që i lanë pas ushtria amerikane.

“Nëse futeni në këta helikopterë që nga jashtë janë të paprekur, në kabinën e pilotit nuk do të gjeni asgjë përveç krisjes të xhamit dhe pajisjeve të shkatërruara”, thotë Osama bin Javid për Al Jazeera.

Deri më tani, talebanët kanë në dispozicion qindra mjete të blinduara, pushkë atomike si dhe dhjetëra mjete fluturuese.

Disa muaj më parë, oficeri Farid Ahmad u bë pjesë e ekipit elitar të forcave ajrore në Afganistan.

“Kur Emiratet Islamike të Afganistanit u futën në Kabul, kanë garantuar amnisti të përgjithshme, jam i sigurt se do t’i qëndrojnë pas fjalëve të tyre. Për mua ka rëndësi kush e udhëheq vendin, detyra jonë është t’i mbrojmë kufijtë, pronën dhe burimet e Afganistanit”, ka shtuar ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco