Gjermani: Pritet shpërthimi i bombës 250 kg në Bremen, Policia urdhëron evakuimin e menjëhershëm

Gjermani: Pritet shpërthimi i bombës 250 kg në Bremen, Policia urdhëron evakuimin e menjëhershëm

10:56, 20/10/2021
A+ Aa A-

Të martën, një bombë britanike prej 250 kilogramësh e Luftës së Dytë Botërore u gjet gjatë punës eksploruese në Qytetin e Ri. Për shkak të gjendjes së saj, bomba nuk mund të çaktivizohet, ndaj ajo duhet të shpërthejë këtë pasdite, njoftoi të mërkurën Policia e Bremenit.

Bomba e Luftës së Dytë Botërore shtrihet në zonën e rrugës  Neustadts Güterbahnhof dhe do të hidhet në erë nga shefi xhenier i Policisë së Bremenit, Thomas Richter, rreth orës 13 pasdite.

Për këtë kërkohen masa të mëdha evakuimi dhe mbylljeje. Linja hekurudhore midis Bremenit dhe Oldenburgut, si dhe Oldenburger Straße (B 75) dhe A 281, janë prekur.

Policia lokale po i informon banorët dhe tregtarët për masat në kohë me anë të altoparlantëve.

Rrezja e evakuimit është 500 metra.  Mrojtja nga shtjellat e ajrit kërkohet brenda 1000 metrave. Kjo do të thotë që lejohet të qëndrohet në ndërtesa gjatë shpërthimit, por jo në dhomat që janë përballë vendit ku është gjetur. Përveç kësaj, nuk duhet të qëndrohet pranë dritareve. Të shmangen dritaret.

Masat fillojnë në orën 10.30 të mëngjesit dhe Policia u kërkon të gjithëve të ikin nëpër zona me shumë hapësirë. Shkolla në Leibnizplatz është në dispozicion si vendbanim. Të sëmurëve që nuk janë në gjendje të ecin u kërkohet të kontaktojnë zjarrfikësen në 0421 30303.

Në "unazën" rreth vendit të zbulimit, asnjë person nuk lejohet jashtë ndërtesës gjatë shpërthimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco