‘Ka gënjyer FBI-në’/ Paditet ligjvënësi amerikan: Është përpjekur të fshehë…

‘Ka gënjyer FBI-në’/ Paditet ligjvënësi amerikan: Është përpjekur të fshehë…

08:58, 20/10/2021
A+ Aa A-

Një juri e madhe federale ka paditur republikanin amerikan Jeff Fortenberry nga Nebraska, duke e akuzuar atë se ka gënjyer FBI -në dhe është përpjekur të fshehë informacione nga agjentët federalë që po hetonin kontributet për fushatën e tij të dëguara nga një miliarder nigerian.

Zyra e prokurorit amerikan njoftoi se juria e madhe federale në Los Anxhelos kishte paditur republikanin me nëntë mandate me një akuzë për mashtrim dhe fshehje të fakteve materiale dhe dy akuza për dhënie deklaratave të rreme hetuesve federalë.

Ligjvënësi nuk pranoi fajësinë dhe u zotua se do të luftonte akuzat. Zoti Fortenberry tha në një video të publikuar “YouTube” të hënën mbrëma se ai ishte “i tronditur” dhe “i habitur” nga akuzat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco