Vaksinim i detyrueshëm për të gjithë përfaqësuesit në parlament dhe zyra shtetërore në Kanada

Vaksinim i detyrueshëm për të gjithë përfaqësuesit në parlament dhe zyra shtetërore në Kanada

08:15, 20/10/2021
A+ Aa A-

Në Kanada vaksinimi është i detyrueshëm për të gjithë përfaqësuesit e parlamentit, me qëllim që ato të mund të kryejnë siç duhet detyrat e tyre në pozicionin që janë zgjedhur.

Presidenti, Anthony Rota është shprehur se duke filluar nga 22 nëntori të gjithë duhet të jenë të vaksinuar anti Covid që të lejohen të hyjnë në Dhomën e Komuneve.

Vihet re se direktiva ka të bëjë si me anëtarët e zgjedhur të parlamentit dhe bashkëpunëtorët e tyre, ashtu edhe me punonjësit e zyrave, gazetarët, konsulentët dhe biznesmenët.

Kryeministri Justin Trinto , i cili njoftoi javën e kaluar se qeveria e tij do të paraqitej më 26 tetor dhe se parlamenti do të rifillonte punën më 22 nëntor, bëri thirrje për një vaksinim të detyrueshëm të kandidatëve liberalë.

Partitë e tjera politike e imituan atë, por udhëheqësja konservatore Erin O’Toole nuk e bëri vaksinimin një kriter për përzgjedhjen e kandidatëve dhe nuk pranoi të thoshte sa ishin vaksinuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco