Italia ishte epiqendra e Covid-19 por tani e gjithë Europa e ka zili

Italia ishte epiqendra e Covid-19 por tani e gjithë Europa e ka zili

19:49, 19/10/2021
A+ Aa A-

Nëntëmbëdhjetë muaj pasi kamionët ushtarakë morën arkivolet e viktimave të koronavirusit nga Bergamo, komunat italiane në të cilat pandemia krijoi kaos po përjetojnë një rimëkëmbje ekonomike. 

Kjo është ajo për të cilën flet British Times, e cila i kushtoi tekstin shërimit të Italisë nga Covid.

Rimëkëmbja u regjistrua në nivel kombëtar: rritja italiane pritet të jetë 6 përqind këtë vit, që është një zhvillim i mirë në krahasim me parashikimin prej 4.5 përqind në prill. 

Kjo nuk do të kompensojë rënien e vitit të kaluar prej 8.9 përqind, por pas dy dekadash stanjacioni ekonomik në Itali, ky është një tregues se diçka ka ndryshuar, raporton Times.

Eksportet u rritën 23 për qind në shtatë muajt e parë të këtij viti, duke tejkaluar Francën dhe Gjermaninë për sa i përket rritjes, ndërsa ndryshe nga Mbretëria e Bashkuar, raftet e supermarketeve janë plot dhe nuk ka radhë për benzinë.

"Perspektivat ekonomike të Italisë janë shumë më të mira nga sa prisnim në pranverë," tha Kryeministri italian Mario Draghi ditët e fundit.

Italia po i afrohet sezonit të dimrit me rezervat më të mëdha të gazit në Evropë, falë ndërtimit të kujdesshëm të kapaciteteve të magazinimit nga qeveritë e mëparshme. 

Megjithatë, Times krahason kapacitetin e Italisë prej 17.5 miliardë metra kub, që është 90 për qind, me kapacitetin e Britanisë së Madhe, e cila mbylli magazinën e saj të fundit në 2017 dhe ka një kapacitet prej 1.7 miliardë metra kub.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco