UNICEF: Më shumë se 10,000 fëmijë të vrarë apo të plagosur gjatë luftës në Jemen

UNICEF: Më shumë se 10,000 fëmijë të vrarë apo të plagosur gjatë luftës në Jemen

16:33, 19/10/2021
A+ Aa A-

Më shumë se 10,000 fëmijë u vranë ose u plagosën në Jemen gjatë viteve të luftës, njoftoi UNICEF.

Zëdhënësi i UNICEF -it James Elder, megjithatë, shtoi se numri është sigurisht më i lartë, sepse shumë vdekje dhe lëndime të fëmijëve nuk janë regjistruar. 

Nga 15 Mars 2015 deri më 30 Shtator 2021, 3,455 vdekje u regjistruan zyrtarisht dhe më shumë se 6,000 fëmijë u plagosën.

Ai e vlerësoi si të turpshëm faktin që të paktën katër fëmijë vdesin ose plagosen çdo ditë në atë vend.

Kombet e Bashkuara vlerësuan se lufta në Jemen, e cila po vazhdon që nga viti 2014, shkaktoi katastrofën më të madhe humanitare në botë. 

Më shumë se 11 milionë fëmijë jemenas kanë nevojë për një formë të ndihmës humanitare.

Elder shtoi se ka ushqim të mjaftueshëm në Jemen, por që njerëzit po vdesin nga uria sepse nuk kanë para të mjaftueshme për ta blerë atë.

"Ata po vdesin nga uria sepse të rriturit po vazhdojnë luftën në të cilën fëmijët janë humbësit më të mëdhenj," tha ai.

Rreth 130,000 njerëz vdiqën gjatë luftës në Jemen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco