Kapen 5.2 ton kokainë, ishin fshehur në anije me vela

Kapen 5.2 ton kokainë, ishin fshehur në anije me vela

16:31, 19/10/2021
A+ Aa A-

Autoritetet në Portugali kanë kapur një ngarkesë prej 5.2 ton kokainë në një anije me vela, që ishte regjistruar në regjistra spanjolle.

Në lidhje me këtë ngjarje, janë arrestuar dy persona, një peruan e një spanjoll.

Shefi i policisë gjyqësore Luis Neves, duke treguar 183 pako të drogës në një bazë detare jashtë Lisbonës, tha se ishte “transporti më i madh i lëndëve narkotike në Portugali në 15 vjet”.

“Kjo është një goditje e rëndë për ata që duan të përmbytin Evropën me kokainë,” u tha ai gazetarëve.

Hetuesit hipën në anije si pjesë e një operacioni të quajtur “Baticë e Bardhë”, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle dhe me mbështetjen e SHBA dhe Britanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco