Rumani/ Rekord vdekjesh e rastesh të reja me Covid-19

Rumani/ Rekord vdekjesh e rastesh të reja me Covid-19

15:32, 19/10/2021
A+ Aa A-

Rumania të martën theu rekord të zi të dyfishtë sa i përket pandemisë së koronavirusit – i shënoi numrin më të lartë të viktimave dhe shifrën më të lartë të infeksioneve.

Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit në Rumani u regjistruan 574 të vdekur dhe 18.800 raste të reja të infeksioneve, shkruan Reuters.

Me shtretërit në repartet emergjente plotësisht të zënë në mbarë vendin, pamjet televizive nga Bukureshti shfaqën pacientë në dyshekë të gjendur në dysheme ose duke mbajtur bombola oksigjeni në ulëse plot njerëz në korridore. Edhe morgjet janë duke punuar me kapacitete të plota.

“Nuk ka hapësirë të mjaftueshme për t’i marrë të gjitha rastet që kanë nevojë për ne. Nëse shkalla e vaksinimit do të ishte 70-80 për qind, tash do të kishim dhjetë herë më pak të vdekur”, tha Caludiu Rusu, mjek në repartin e kujdesit intensiv.

Rumania deri tash ka arritur që ta vaksinojë vetëm 36 për qind të popullsisë. Kjo shifër është shumë e ulët në krahasim me mesataren e BE-së, pjesë e së cilës është Rumania – 74 për qind.

Një person ka vdekur për çdo pesë minuta në Rumani nga Covid-19 gjatë muajit tetor, ndërsa mbi 90 për qind e të vdekurve ishin persona të pavaksinuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco