Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

'Seks, gënjeshtra dhe pagesë e fshehtë' pushohet nga puna kryeredaktori i gazetës 'Bild'

'Seks, gënjeshtra dhe pagesë e fshehtë' pushohet nga puna kryeredaktori i gazetës 'Bild'

14:34, 19/10/2021
A+ Aa A-

Gjiganti botues gjerman  Axel Springer njoftoi të hënën se kryeredaktori i ‘Bild’ , gazeta më e shitur në vend, Julian Reichelt, është larguar nga posti i tij.

Vendimi erdhi një ditë pasi një artikull i gazetës  ‘New York Post’ tregonte fakte të shumta që zbulonin abuzimet e Reichelt me punonjëset e tij në këmbim të një posti.

NYT shkruan se provat që mblodhi "pikturojnë një tablo të një kulture në vendin e punës që përzien seksin, gazetarinë dhe paratë e kompanisë"  nën udhëheqjen e Reichelt. 

 Kjo gazetë mes të tjerash, raporton dëshminë e një praktikuese e cili dëshmoi në një hetim të brendshëm të kryer në mars dhe tha se në vitin 2018 Reichelt e kishte çuar atë në një hotel pranë selisë së 'Axel Springer', ku kishin kryer marrëdhënie seksuale dhe më pas i dha asaj një pozicion mjaft të lartë. 

Gruaja ka dëshmuar se ajo kishte një lidhje me Julian Reichelt që nga viti 2016, kur ajo ishte 25 vjeç dhe ai 36. 

Në një deklaratë, Axel Springer tha se Reichelt "nuk e ndau qartë jetën e tij private dhe të punës dhe nuk i tha bordit të vërtetën në lidhje me të," duke cituar informacionin e marrë "si rezultat i hetimeve të shtypit ditët e fundit." 

Shkarkimi i tij u bë nga Mathias Dopfner, kreu i "Axel Springer" shtëpisë botuese më të madhe në Europë që përfshin dhe BILD. 

"Ne nuk do të tolerojmë asnjë sjellje që nuk respekton standardet tona etike dhe kulturën tonë gjithëpërfshirëse dhe të hapur," tha Dopfner.

41-vjeçari Reichelt kishte marrë postin e kryeredaktorit të Bild në vitin 2018. 

Ai do të zëvendësohet nga Johannes Boie, kryeredaktori i faqes së përjavshme konservatore të Springer Welt am Sonntag . 

Reichelt ishte 'fytyra'  e Bild dhe padyshim një nga gazetarët më të fuqishëm në Gjermani.

Kohët e fundit, ai kishte qenë në krye të sipërmarrjes së re televizive të Bild.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco