Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Lista/ Këto janë 5 vendet më të varfra në botë

Lista/ Këto janë 5 vendet më të varfra në botë

14:36, 19/10/2021
A+ Aa A-

Çdo ditë e më tepër bota po ndryshon me shpejtësi të madhe në të gjitha aspektet, dhe po ashtu thellohet hendeku mes të vendeve të zhvilluara dhe atyre të pa zhvilluara.

Zakonisht kur flasim për vendet më të varfra ne botë, mendja na shkon menjëherë në Afrikë, që merret edhe si simbol i varfërisë, urisë, skamjes, sëmundjeve.

Por sipas fondit monetar ndërkombëtar këto janë shtetet me të ardhurat më të ulëta në botë.

Nigeria është në mesin e pesë shteteve më të varfra. pushtimi i gjatë kolonial francez, shtimi i lartë natyror, numri i lartë i popullsisë që jeton në fshat  konsiderohen shkaqet kryesore. Shtrihet në Afrikën Perëndimore dhe të ardhurat për banorë i ka 1077 dollarë në vit.

Liberia shtrihet në brigjet e atlantikut, përkatësisht në Gjirin e Guinesë dhe është shteti i parë i cili fitoi pavarësinë nga kolonialistët. Megjithatë radhitet në mesin e vendeve më të varfra në botë me të ardhura prej 875 $/b në vit.

Burundi është shtet i Afrikës Lindore dhe shtrihet në brigjet e liqenit Tanganika, dhe ishte koloni belge. Konsiderohet si një indikator i prapambetjes dhe gjendet në mesin e tri vendeve me të ardhurat me të ulëta në botë me 831$/ në vit për 1 banorë.

Republika Demokratike e Kongos është nje ndër shtetet më të mëdha me sipërfaqe dhe numër të banorëve në Afrikë. Gjithashtu është njëri ndër shtetet më të pasura sa i përket resurseve. Përkundër kësaj kolonia e dikurshme belge renditet e parafundit në botë me të ardhura prej 767 $për banorë në vit.

Republika Qendrore e Afrikës është shtet i pazhvilluar agrar por me premise të larta  për zhvillim. Por kushtet për zhvillim mbesin për të ardhmen kurse për momentin është shteti më të ardhurat më të ulëta në botë me vetëm 628 $ për banorë në vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco