Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Mjekët i thanë jo/ Një 70 vjeçare në Indi lind fëmijën e saj të parë

Mjekët i thanë jo/ Një 70 vjeçare në Indi lind fëmijën e saj të parë

10:52, 18/10/2021
A+ Aa A-

Dëshira 45 vjeçare për një fëmijë e 70 vjeçares Jivunben Rabari dhe burrit të saj 75 vjeçar për një fëmijë përfundoi në një mrekulli.

Çifti, i cili është i martuar për 45 vite, lindën një djalë të shëndetshëm me metodën e fekondimit in vitro.

Gruaja e moshuar nuk kishte ID -në e saj për të vërtetuar moshën e saj, megjithatë, ajo u tha gazetarëve se ishte 70 vjeç.

Dr. Naresh Bhanushali i cili ishte kujdesur për 70 vjeçaren është shprehur:

"Kur ata erdhën për herë të parë tek ne, ne u thamë atyre se ata nuk mund të kishin një fëmijë në një moshë kaq të vjetër, por ata këmbëngulën. Ata thanë se shumë anëtarë të familjes së tyre i kanë braktisur. Ky është një nga rastet më të rralla që kam parë ndonjëherë! ''

Çifti, i cili është analfabet, jeton në fshatin e largët të Kemora në shtetin indian të Gujurat.

Lumturia e nënës së re ishte e dukshme në sytë e saj shkruajnë mediat vendase.

ImageImageImage

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco