Amerikanë ndërmjet 350 të evakuarëve që u ngritën me avionin e radhës nga Kabuli

Amerikanë ndërmjet 350 të evakuarëve që u ngritën me avionin e radhës nga Kabuli

10:39, 18/10/2021
A+ Aa A-

Një nga fluturimet më të mëdha të evakuimit u bë nga Kabuli të dielën me një numër të panjohur amerikanësh në bord dhe është drejtuar për në Doha, tha një zyrtar i lartë i qeverisë së Katarit për CNN.

Avioni i nëntë i evakuimit nga Afganistani që nga 31 gushti, mban 353 persona të evakuuar, përfshirë personel dhe studentë nga Universiteti Amerikan i Afganistanit si dhe qytetarë nga Afganistani, Shtetet e Bashkuara, Holanda, Danimarka dhe Australia, ndër të tjera, sipas tek zyrtari.

Zyrtari nuk tha se sa amerikanë ishin në bord.

Pas mbërritjes në Doha, Katar, pasagjerët do të transportohen në një strukturë që aktualisht strehon të evakuuarit, ku do të testohen për Covid-19. Ata do të qëndrojnë në Doha derisa të nisen për në destinacionin e tyre përfundimtar.

Zyrtari i Katarit tha se Katari "do të vazhdojë të punojë me partnerët ndërkombëtarë në përpjekjet që sigurojnë lirinë e lëvizjes në Afganistan, duke përfshirë shërbimin si ndërmjetës aktiv midis palëve të ndryshme. Ne mbetemi të fokusuar në ofrimin e ndihmës humanitare për vendin dhe jemi të përkushtuar në promovimin e një Afganistan i qëndrueshëm dhe paqësor që ecën përpara ".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco