Ngjarje e rëndë! Gruaja p*dhunohet në tren në sy të pasagjerëve

Ngjarje e rëndë! Gruaja p*dhunohet në tren në sy të pasagjerëve

16:16, 17/10/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Filadelfia. Një grua është përdhunuar nga një person në një tren, ku të pranishëm ishin dhe pasagjerët e tjerë.

Punonjës i Autoritetit të Transportit Juglindor të Pensilvanisë, Timothy Bernhardt i tha se oficerët u thirrën në terminalin e Rrugës 69 rreth orës 10 pasdite të mërkurën, në lidhje me ngjarjen që ndodhi në trenin, i cili po udhëtonte  drejt perëndimit në Linjën Market-Frankford.

Bernhardt, i cili ishte në afërsi kur treni kalonte, thirri policinë për të raportuar se ‘diçka nuk ishte në rregull’ me një grua në tren.

Ky i fundit është shprehur se në tren kishte shumë njerëz të cilët sipas tij duhet të kishin ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen.

‘Kishte shumë njerëz, sipas mendimit tim, që duhej të kishin ndërhyrë; dikush duhet të kishte bërë diçka,’ tha Bernhardt. ‘

Mediat e huaja, bëjnë me dije se gruaja ka treguar  gjithçka në polici, teksa ka shtuar se personin që abuzoi seksualisht me të nuk e njihte.

Autori i cili është identifikuar nga policia si Fiston Ngoy, 35 vjeç, është arrestuar dhe po përballet me akuza për përdhunim, ndërkohë gruaja është dërguar në spital.

Sakaq autoritetet e kanë konsideruar si  një ‘akt të tmerrshëm kriminal’ ndërsa shprehet se ngjarja do ishte parandaluar nëse do të kishin ndërhyrë personat e tjerë që ishin të pranishëm në tren.

‘Kishte njerëz të tjerë në tren që ishin dëshmitarë të këtij akti të tmerrshëm dhe mund të ishte ndaluar më shpejt nëse një person thërriste 911,’ thanë ata në një deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco