Kreu i CDU, Armin Laschet merr 'përgjegjësinë' për humbjen e zgjedhjeve

Kreu i CDU, Armin Laschet merr 'përgjegjësinë' për humbjen e zgjedhjeve

13:05, 17/10/2021
A+ Aa A-

Armin Laschet, kandidati kancelar demokrat kristian në zgjedhjet e fundit në Gjermani, mori përgjegjësinë të shtunën për numrin e ulët rekord të votave të kësaj partie.

"Përgjegjësia për këtë rezultat më takon mua si drejtues dhe kandidat për kancelarinë. Unë jam përgjegjës për fushatën elektorale," tha Laschet në një kongres partie për të rinjtë në Münster.

Laschet u bë udhëheqës i CDU në fillim të vitit dhe shpresoi të pasonte Angela Merkel si kancelare gjermane.

CDU mori vetëm 24.1% të votave në zgjedhjet legjislative më 26 shtator, rezultati më i keq në historinë e tyre dhe përfundoi i dyti pas Social Demokratëve.

Partia, e cila nën Merkel drejtoi qeverinë për gati 16 vjet, tani mund të bëhet pjesë e opozitës pasi Social Demokratët (SPD) diskutojnë për një koalicion qeverisës me liberalët e FDP dhe të Gjelbrit.

Laschet tha se konservatorët duhet të përgatiten për t'u bashkuar me opozitën kur të krijohet një koalicion i ri, duke deklaruar se "gjithçka tregon se do të dalë një koalicion semafor (referuar SDP, FDP dhe të Gjelbërve)".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco