Spitalet e Rumanisë janë tejmbushur me pacientë të pavaksinuar

Spitalet e Rumanisë janë tejmbushur me pacientë të pavaksinuar

12:59, 17/10/2021
A+ Aa A-

Shërbimi shëndetësor i Rumanisë është pushtuar nga pacientë të pavaksinuar në mes të valës së katërt brutale të COVID-19.  Në Bukuresht, ambulancave u është dashur të bëjnë radhë jashtë Spitalit të Sëmundjeve Infektive të Matei Bals, ku shtretërit po vendosen në korridore.

Kanë qenë 15,828 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në një vend me një popullsi prej rreth 19 milionë banorësh.

Të paktën 365 njerëz kanë vdekur në këtë periudhë dhe numri i vdekjeve nga pandemia tani është 41,482.

Shumë rumunë janë mosbesues ndaj kërkesave të autoriteteve për të marrë një vaksinë, e cila është pjesërisht një trashëgimi e të jetuarit nën diktatorin Nikolae Çaushesku.

Shumë prej tyre janë gjithashtu të ndjeshëm ndaj dezinformatave që qarkullojnë në internet se vaksinat janë joefektive ose më keq, të rrezikshme.

Vetëm rreth një e treta e rumunëve janë vaksinuar dhe pasojat e marrjes së ulët të vaksinës janë shumë të qarta, sipas drejtorit mjekësor të spitalit.

"Rreth 90 përqind e pacientëve të shtruar në spital nuk janë të vaksinuar,  92 deri në 95 % prej tyre. Praktikisht, ata që vaksinohen janë një përjashtim, kur bëhet fjalë për shtrimet në spital," tha Adrian Marinesku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco