Hajduti në Australi theu xhamat e një dyqani me ngarkuesin e një traktori dhe vodhi dy motoçikleta

Hajduti në Australi theu xhamat e një dyqani me ngarkuesin e një traktori dhe vodhi dy motoçikleta

18:31, 16/10/2021
A+ Aa A-

Pamjet e publikuara nga policia australiane tregojnë një ndjekje dramatike që ndodhi të premten, ku hajduti shihet duke ikur nga oficerët me një traktor.

Sipas BBC, policia e Queensland thotë se burri po ashtu dyshohet se vodhi ngarkuesin e përparmë, dhe me të theu xhamin e një dyqani për të vjedhur dy motoçikleta.

Automjetet e policisë më pas ndoqën traktorin nëpër rrugë dhe poshtë linjave hekurudhore.

Ndjekja përfundoi kur automjeti rrëshqiti poshtë një argjinature, ku oficerët arrestuan të dyshuarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco