Kapen 450 kilogramë drogë në Australi, dërgesa më e madhe në historinë e vendit

Kapen 450 kilogramë drogë në Australi, dërgesa më e madhe në historinë e vendit

15:20, 16/10/2021
A+ Aa A-

Policia australiane kanë njoftuar se kanë arritur të kapin rreth 450 kilogramë drogë ilegale – dërgesa më e madhe e zbuluar ndonjëherë në vend.

Ato u kapën brenda një kontejneri me pllaka të dërguar nga Malajzia në Melburn, kurse aksioni rezultoi me një person të arrestuar, raporton DË.

“450 kilogramët e drogës së paligjshme të kapur kanë një vlerë prej 90 milionë eurosh dhe përbëjnë ngarkesën më të madhe të heroinës të zbuluar ndonjëherë në Australi”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Sipas Policisë Federale të Australisë, me zhvillimin e këtij operacioni, janë shpëtuar 225 jetë të njerëzve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco