Pablo Escobar: Kolumbia sterilizon hipopotamët e lordit të drogës

Pablo Escobar: Kolumbia sterilizon hipopotamët e lordit të drogës

14:13, 16/10/2021
A+ Aa A-

Një grup hipopotamësh – që mbetën si trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes, e lordit famëkeq të drogës kolumbiane, Pablo Escobar - po sterilizohen.

Escobar, i cili u qëllua për vdekje nga policia në vitin 1993, importoi ilegalisht kafshë ekzotike, përfshirë një hipopotam mashkull dhe një femër - të quajtur "hipopotamët e kokainës".

Që atëherë, një popullsi në rritje po pushton fshatrat pranë fermës së tij të mëparshme, Hacienda Nápoles.

Qeveria kolumbiane deri më tani ka sterilizuar 24 nga më shumë se 80 kafshë. Ata janë trajtuar me një kimikat që do t'i bëjë ata jopjellorë.

Ambjentalistët kolumbianë thonë se hipopotamët, që besohet të jenë tufa më e madhe jashtë Afrikës, janë një specie pushtuese dhe kanë larguar faunën vendase.

LEXO ME SHUME:  Hipopotamët e Pablo Escobar duhen vrarë, po shkaktojnë katastrofë: shkenca jep alarmin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco