Sherr mes kryeministrit slloven e holandez, ndërhyn presidenti i PE

Sherr mes kryeministrit slloven e holandez, ndërhyn presidenti i PE

20:49, 15/10/2021
A+ Aa A-

BRUKSEL- Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, kritikoi kryeministrin slloven Janez Jansa të enjten pasi hodhi një postim në “Twitter” duke përhapur një teori komploti antisemitike. DW shkruan se, cicërima e Jansa ishte në përgjigje të një vizite në Ljubljana nga komiteti i drejtësisë i Parlamentit Evropian për të marrë një ide mbi gjendjen e lirisë së shtypit dhe sundimin e ligjit në vend.

Jansa refuzoi të takohej me delegacionin dhe ndau postimin duke akuzuar disa eurodeputetë, përfshirë disa nga delegacioni, se ishin “kukulla të Sorosit”. (George Soros, është një i mbijetuar i Holokaustit me origjinë hungareze, i cili u bë miliarder dhe është subjekt i shumë teorive të komplotit antisemitik.)

Si reagoi BE -ja?

Sassoli u përgjigj në “Twitter”, duke shkruar: Ne i bëjmë thirrje urgjente Janez Jansa që të ndalojë provokimet kundër anëtarëve të Parlamentit Evropian. Sulmet ndaj anëtarëve të kësaj shtëpie, janë gjithashtu sulme ndaj qytetarëve evropianë. Një bashkëpunim konstruktiv me Presidencën e rradhës të Këshillit mund të bazohet vetëm në besimin dhe respektin reciprok,” shkroi ai.

Kryeministri holandez Mark Rutte i dha gjithashtu një përgjigje të ngjashme Janez, duke shtuar se qeveria e tij kishte folur gjithashtu me ambasadën e Sllovenisë.

“Tweet-i nga Janez Jansa në lidhje me eurodeputetët ishte pa shije. Unë e dënoj atë në mënyrën më të fortë të mundshme. Qeveria sapo ia përcolli këtë ndjenjë të njëjtë ambasadorit slloven në Hagë,” shkroi Rutte.

Jansa pretendon paragjykim ndaj tij

Jansa akuzoi delegacionin e BE-së se ishte i njëanshëm në shqyrtimin e çështjeve të Sllovenisë, duke pyetur: Sa herë keni vizituar një kancelare gjermane, një kryeministër holandez apo një president francez? Meqë ra fjala, është Holanda vendi ku është vrarë gazetari i fundit në BE. Në Slloveni, ngjarje të tilla u ekzekutuan vetëm gjatë regjimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco