Trendi i ‘TikTok’ me tullumbacet kthehet në kampionat botëror

Trendi i ‘TikTok’ me tullumbacet kthehet në kampionat botëror

16:58, 15/10/2021
A+ Aa A-

Zhvillohet për herë të parë në Spanjë Kampionati Botëror i tullumbaceve, i cili u organizua në një park argëtimi në Tarragona.

Pjesë e idesë së këtij kampionati është komentatori i famshëm spanjoll Ibai Llanos dhe futbollisti i famshëm i Barcelonës, Gerard Pique.

“Kupa Botërore e tullumbaceve”, u frymëzua nga një treshe vëllezërish nga Oregon në Shtetet e Bashkuara, videot e tyre virale në “TikTok” dhe “Instagram” kanë tërhequr miliona shikime.

Tridhjetë e dy vende konkurruan për titullin duke luajtur lojën, në të cilën pjesëmarrësit duhej të mbanin në ajër tullumbacen para se kundërshtari i tyre ta prekte atë.

Francesko De la Cruz, një adoleshent 18 vjeçar peruan, u bë kampioni i parë botëror i këtij turneu, pasi mposhti Jan Spiess nga Gjermania në një ndeshje finale 5 minuta, me rezultatin 6-2.

Vendi i tretë i takoi një 18 vjeçari spanjoll. Lojtarja e vetme vajzë e turneut, rusja Yana Rundenko, humbi kundër kundërshtarit nga Bolivia.

Ndeshjet u zhvilluan në një fushë 8x8 metra të mbushur me pengesa të ndryshme por si çdo kampionat ka fitues dhe humbës.

Fituesi mori 10 mijë euro, por 20 mijë euro u shpërndanë edhe mes 32 ekipeve pjesëmarrëse.

@tuwanrovio

A long round in preparation of the Balloon World Cup! ##OneSliceChallenge ##StudentSectionSauce ##balloon ##foryou ##fyp ##Halloween

♬ original sound - Ronio

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco