FOTO/ Vritet me thikë deputeti konservator në Angli

FOTO/ Vritet me thikë deputeti konservator në Angli

16:25, 15/10/2021
A+ Aa A-

Deputeti konservator Sir David Amess ka vdekur pasi u godit me thikë në takimin e tij elektoral në Essex.

Policia tha se një burrë është arrestuar nën dyshimin për vrasje pas goditjes me thikë në Leigh-on-Sea.

Ata thanë se sekuestruan një thikë në lidhje me incidentin.

Sir David, 69 vjeç, ishte deputet që nga viti 1983 dhe ishte i martuar e baba i pesë fëmijëve.

Sipas mediave të huaja pavarësisht ndihmës mjekësore 69-vjeçari për fat të keq vdiq në vendngjarje.

Policia bën me dije se një 25-vjeçar u arrestua, i cili dyshohet se është edhe autori i vrasjes.

Në raportim thuhet se një burrë u fut në takim dhe qëlloi disa herë deputetin. Deputeti është duke marrë trajtim në vendin e sulmit.

Policia e Essex-it kinformi se forcat e rendit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe se do të dalin me deklaratë së shpejti.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco