Papa Françesku do të vizitojë emigrantët në Greqi

Papa Françesku do të vizitojë emigrantët në Greqi

14:38, 15/10/2021
A+ Aa A-

Papa Françesku po planifikon të vizitojë emigrantët në ishullin Lesbos në Greqi gjatë një vizite e cila është paraparë për më vonë këtë vit, thanë zyrtarët.

Ishulli Lesbos ka qenë prej vitesh porta kryesore për migrantët nga Lindja e Mesme të cilët kanë ikur nga luftërat dhe varfëria në kërkim të një jetë më të mirë në Evropë.

Më 2016 Papa pati vizituar kampin më të madh në ishull - Moria. Ky kamp ishte shkatërruar nga një zjarr në vitin 2020 dhe tani migrantët janë sistemuar në objekte tjera të cilat i ka financuar Bashkimi Evropian.

Papa Françesku pati njoftuar në muajin shtator se do të vizitonte Greqinë, Qipron dhe Maltën mirëpo nuk ka dhënë një datë të saktë se kur do të udhëtojë në këto vende.

Një burim i tha agjencisë AFP në kushte anonimiteti se Papa mund të mbërrijë në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit në Lesbos, në varësi të situatës me pandeminë e koronavirusit.

Të enjten, një delegacion i Vatikanit vizitoi fshatin Mavrovouni, ku gjendet kampi i përkohshëm i ngritur në Lesbos.

"Nisur nga përvoja pozitive e herës së kaluar në Lesbos, Papa dëshiron që prap ta vizitojë ishullin gjatë qëndrimit në Greqi", tha Joseph Printezis, kryepeshkopi katolik për ishujt grekë në Egje.

"Ai dëshiron të shohë përparimin e Greqisë në çështjen e refugjatëve, dhe të bëjë një deklaratë humanitare, se Kisha dhe të gjithë popujt evropianë kujdesen për refugjatët”, tha ai.

Pas vizitës së tij në vitin 2016, Papa mori me vete në Vatikan tri familje siriane, shtëpitë e të cilëve u bombarduan gjatë luftës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco