Imazhe joreale nga ishulli La Palma pas shpërthimit të vullkanit dhe goditjes nga tërmeti

Imazhe joreale nga ishulli La Palma pas shpërthimit të vullkanit dhe goditjes nga tërmeti

09:28, 15/10/2021
A+ Aa A-

Qindra shtëpi tashmë ndodhen nën ‘malet’ e hirit toksik në ishullin La Palma i cili u godit dje dhe nga një tërmet i fortë.

Videot që qarkullojnë në internet tregojnë çatitë e shtëpive që duken pak nga grumbulli i hirit dhe burra me maska duke u përpjekur dëshpërimisht të ‘çlirojnë’ ndërtesat e varrosura me lopata.

Kodrat përreth janë gjithashtu të zeza nga hiri.

 Llava e vullkanit ka shkatërruar një total prej rreth 6000 akra tokë , rreth 1.500 shtëpi dhe ndërtesa të tjera, duke përfshirë një fabrikë çimentoje në fillim të kësaj jave, si dhe paltancione të tëra me banane dhe avokado, sipas autoriteteve.

Po sikur të mos mjaftonte kjo një tërmet me magnitudë 4.5 e tronditi ishullin mëngjesin e djeshëm , sipas Institutit Gjeografik Kombëtar Spanjoll. 

Tërmetet ishin të zakonshme në La Palma edhe para shpërthimit të vullkanit Kubre Vieha . 

Në ishullin me 83,000 banorë, rreth 6,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Më shumë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre një natë më parë pasi lumenjtë e llavës nga vullkani në ishullin spanjoll kërcënuan të "gëlltisin" një lagje tjetër.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco