VIDEO/ Paralajmërimi i Brathen që më 2017: Unë jam mysliman, doni vërtetë luftë?

VIDEO/ Paralajmërimi i Brathen që më 2017: Unë jam mysliman, doni vërtetë luftë?

19:37, 14/10/2021
A+ Aa A-

Mediat e huaja kanë zbuluar identitetin dhe fytyrën e personit që kreu sulm terrorist në Norvegji, me hark dhe shigjeta.

Espen Andersen Bråthen është 37-vjeçari danez, që është përgjegjës për sulmin terrorist mbrëmjen e kaluar në qytetin nordik, Kongsberg. Avokatja e policisë, Ann Iren Svane Mathiassen, konfirmon se 37-vjeçari do të vlerësohet nga ekspertë të psikiatrisë mjeko-ligjore.

Policia norvegjeze ka thënë se po e trajton me hollësi këtë sulm, nga ku kanë mbetur pesë qytetarë të vdekur. Katër prej viktimave janë gra. Ata u qëlluan në qendër të qytetit Kongsberg, pranë një supermarketi, me hark dhe shigjeta, nga Bråthen. 

Por, Brathen edhe e kishte paralajmëruar atentatin terrorist.

Ai kishte deklaruar më herët se është konvertuar në mysliman dhe se pyeste njerëzit “nëse duan luftë”.

“Unë jam një mysliman, doni vërtetë luftë”, thotë ai në një video të publikuar 4 vite më parë.

Espen Anderson Brathen kishte pasur edhe dënime më herët, teksa ishte kthyer në rrezik edhe për familjarët e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco