Parlamenti Evropian ndan çmimin për gazetari ‘Daphne Caruana Galizia’

Parlamenti Evropian ndan çmimin për gazetari ‘Daphne Caruana Galizia’

17:46, 14/10/2021
A+ Aa A-

Projekti Pegasus, një projekt investigativ nga “Tregimet e Ndaluara”, është projekti që ka fituar çmimin për gazetari Daphne Caruana Galizia të ndarë nga Parlamenti Evropian për herë të parë në ditën e sotme. Ky çmim mban emrin e një gazetareje nga Malta, e vrarë 3 vjet më parë.

Duke pranuar çmimin, Laurent Richard, themeluese e “Tregimeve të Ndaluara”, tha se ky çmim është shumë i rëndësishëm dhe se ndjehet e vlerësuar për punën që projekti ka bërë.

“Edhe nëse vret korrierin, nuk mund të vrasësh kurrë mesazhin. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu sot”, tha ajo.

“Tregimet e Ndaluara” është një platformë që siguron që gazetarët nën kërcënim mund të tregojnë informacionin e tyre përmes kanaleve të sigurta të komunikimit.

Daphne Caruana Galizia ishte një shkrimtare, blogure dhe aktiviste kundër korrupsionit, e cila raportonte për ngjarjet politike në Maltë. Në veçanti, ajo u përqendrua në gazetarinë investigative, raportimi mbi korrupsion qeveritar, akuzat për pastrim parash dhe krim të organizuar.

Ajo u vra në një shpërthim me bombë në makinë më 16 tetor 2017.

Çmimi ‘Daphne Caruana Galizia’ do të ndahet nga Parlamenti Evropian çdo vit. Me vlerë 20 mijë euro, ky çmim thuhet se do të dallojë punën e jashtëzakonshme të gazetarisë bazuar në parimet dhe vlerat e Bashkimit Evropian.

Një juri e pavarur e përbërë nga përfaqësues të shtypit dhe shoqërisë civile nga 27 shtetet anëtare evropiane dhe përfaqësues të shoqatave kryesore Evropian të Gazetarisë kanë zgjedhur fituesin.

Data e ceremonisë së ndarjes së çmimeve do të jetë çdo vit rreth 16 tetorit, si një kujtesë simbolike e datës kur u vra Daphne Caruana Galizia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco