Sulm me hark dhe shigjeta në Norvegji, disa të vdekur - Dyshohet atentat terrorist

Sulm me hark dhe shigjeta në Norvegji, disa të vdekur - Dyshohet atentat terrorist

21:26, 13/10/2021
A+ Aa A-

Pasi doli në rrugë me një hark dhe shigjeta, një burrë në Norvegji nisi të sulmojë qytetarët duke u marrë jetën disa personave.

Ngjarja ka ndodhur në Kongsberg ndërsa policia ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar.

“Një person është neutralizuar…nga informacionet që kemi, autori ka vepruar i vetëm,” njoftoi policia.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një numër të saktë të viktimave dhe të të plagosurve.

Sipas raportimeve, autori me hark dhe shigjeta në duar lëvizi në një zonë të konsiderueshme të qytetit, ndërsa një numër i madh qytetarësh i kalonin pranë.  

Vrasjet makabre e kanë bërë situatën mjaft dramatike në rrugët e qytetit. 

Ngjarja, sipas autoriteteve dyshohet për sulm terrorist. 

 

]

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco