Putinin me kollë gjatë takimit/ Mediat: Shumë i sëmurë, por nuk tregon!

Putinin me kollë gjatë takimit/ Mediat: Shumë i sëmurë, por nuk tregon!

20:39, 13/10/2021
A+ Aa A-

Pamjet e Vladimir Putinit, që e mbyt disa hera kolla gjatë një takimi virtual me ministrat e Kremlinit, u publikuan vetëm një ditë pas incidentit që e “detyroi” atë të mohonte se është infektuar me COVID-19.

Kolla që e ngacmonte vazhdimisht, ngriti dyshimet se presidenti rus është vërtet i sëmurë, por kjo nuk pohohet publikisht.

Disa thonë se gjendja shëndetësore është pikërisht arsyeja përse Putin ka shmangur disa takime. 69-vjeçari u përpoq t`i bindte ministrat e tij se është mirë dhe ka mjaftueshëm antitrupa, ndërsa për kollën fajësoi “ajrin e ftohtë”.

Politikania Valentinna Matviyenko, tha megjithatë se kolegët e saj janë të shqetësuar për shëndetin e kreut të shtetit, i cili nuk e mori dozën e dytë të vaksinës anti-Covid me pretendimin se ka një numër të madh antitrupash në organizëm.

Në 11 tetor, Rusia regjistroi numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë.

Task-forca e krijuar për sëmundjen në këtë vend tha se 973 persona vdiqën brenda 24 orësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco