Apple mund të pakësojë prodhimin e iPhone 13 me miliona, mungesë globale çipash

Apple mund të pakësojë prodhimin e iPhone 13 me miliona, mungesë globale çipash

14:35, 13/10/2021
A+ Aa A-

Aksionet në Apple ranë pasi mungesa globale e çipave dhe problemet në zinxhirin e furnizimit bënë që Shtëpia e Bardhë të pranonte se mund të kishte rafte bosh gjatë sezonit festiv.

Apple mund të zvogëlojë numrin e iPhone 13s që do të prodhojë këtë vit deri në 10 milionë për shkak të mungesës së çipave kompjuterikë nga zinxhiri i furnizimit në mbarë botën, ç’ka bëri që Shtëpia e Bardhë të paralajmërojë se "do të ketë gjëra që njerëzit nuk mund t'i marrin" për Krishtlindje.

Apple pritej të prodhonte 90 milionë njësi të modeleve të reja të iPhone këtë vit, por u ka thënë prodhuesve të saj se numri do të jetë më i ulët sepse furnizuesit e çipave përfshirë Broadcom dhe Texas Instruments po sforcoheshin për të ofruar pjesë, njoftoi Bloomberg të martën.

Aksionet në Apple ranë 1.2% të martën, duke reflektuar rënie më të mëdha në tregun amerikan të aksioneve dhe në Azi veçanërisht për shkak të frikës se ndikimi i vazhdueshëm i problemeve të Covid dhe i zinxhirit të furnizimit do të ndiznin inflacionin e shfrenuar dhe do të pengonin rritjen.

Në korrik, Apple parashikoi ngadalësimin e rritjes së të ardhurave dhe tha se mungesa e çipave, e cila kishte filluar të godiste aftësinë e saj për të shitur Mac dhe iPad, gjithashtu do të pengonte prodhimin e iPhone. 

Texas Instruments gjithashtu dha një parashikim të butë të të ardhurave atë muaj, duke lënë të kuptohej shqetësimi për furnizimin me çipa për pjesën tjetër të vitit.

Ndërprerjet e energjisë dhe rritja e çmimeve të energjisë kanë çuar në mbyllje të fabrikave në qendrat e mëdha prodhuese të Azisë, si në Kinë dhe Korenë e Jugut javët e fundit, duke shtuar vonesat tashmë kritike në të gjithë sistemin logjistik global.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco