Koreja e Veriut: Kim Jong-un zotohet të ndërtojë një ushtri të pathyeshme

Koreja e Veriut: Kim Jong-un zotohet të ndërtojë një ushtri të pathyeshme

08:27, 12/10/2021
A+ Aa A-

Udhëheqësi i Koresë së Veriut është zotuar të ndërtojë “një ushtri të pathyeshme" përballë politikave armiqësore nga Shtetet e Bashkuara, thanë mediat shtetërore.

Kim Jong-un shtoi se zhvillimi i armëve ishte për vetëmbrojtje dhe jo për të filluar një luftë.

Kim i bëri komentet në një ekspozitë të mbrojtjes, të rrallë të këtij lloji, ndërsa ishte i rrethuar nga një sërë raketash të mëdha.

Koreja e Veriut kohët e fundit ka testuar ato që pretendon se janë raketa të reja hipersonike dhe kundërajrore.

Kurse Koreja e Jugut ndërkohë ka testuar armën e vet të lëshuar nga nëndetëset.

Në fjalimin e tij në ekspozitën Vetë-Mbrojtje 2021 të mbajtur në Phenian, e cila paraqiste një sërë pajisjesh ushtarake përfshirë tanket, Kim iu referua forcimit të ushtrisë nga Jugu dhe tha se Koreja e Veriut nuk donte të luftonte fqinjin e saj.

"Ne nuk po diskutojmë të lufojmë me askënd, por më tepër për të parandaluar luftën në vetvete, parandalimin e luftës për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar," tha ai.

Kim gjithashtu akuzoi SHBA-në për nxitjen e tensioneve midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut.

Ai shtoi se nuk kishte "asnjë bazë në sjellje" që ta bënte Korenë e Veriut të besonte se SHBA nuk ishte armiqësore.

SHBA nën Presidentin Joe Biden ka thënë vazhdimisht se është e gatshme të bisedojë me Korenë e Veriut, por ka kërkuar që Pheniani të heqë dorë nga armët bërthamore para se të lehtësohen sanksionet. Koreja e Veriut deri më tani ka refuzuar.

Programi raketor dhe bërthamor i Koresë së Veriut

Koreja e Veriut e ka të ndaluar të testojë raketa balistike dhe armë bërthamore nga OKB -ja. Ajo i ka kundërshtuar vazhdimisht këto ndalime dhe është sanksionuar rëndë si rezultat.

Muajin e kaluar, agjencia atomike e OKB -së tha se Koreja e Veriut duket se ka rifilluar një reaktor i cili mund të prodhojë plutonium për armët bërthamore, duke e quajtur atë një zhvillim "thellësisht shqetësues".

Koreja e Veriut gjithmonë ka pohuar se duhet të vazhdojë zhvillimin e armëve për mbrojtje.

Por vëzhguesit thonë se po përdoret gjithashtu si një mënyrë për të ngacmuar  vendin e varfër. Koreja e Veriut mendohet të jetë në gjendje të rëndë ekonomike pasi autoritetet mbyllën kufijtë për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

 

Furnizimet bazë si ushqimi dhe karburanti janë ndërprerë befas nga Kina, aleati kryesor politik dhe ekonomik i Koresë së Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco