Arrestohet zëvendësi i Al Bagdadit në Irak, për kapjen e tij ishin ofruar 5 mln euro

Arrestohet zëvendësi i Al Bagdadit në Irak, për kapjen e tij ishin ofruar 5 mln euro

20:29, 11/10/2021
A+ Aa A-

Në Irak është arrestuar Sami Jasim, zyrtari i lartë i organizatës terroriste ISIS, i cili ishte i angazhuar për financat e kësaj organizate dhe njëherazi zëvendës i liderit të vrarë Abu Bakr al-Baghdadi, ka bërë të ditur kryeministri i këtij vendi Mustafa Al-Kadimi.

“Derisa heronjtë tanë janë fokusuar në ofrimin e sigurisë, kolegët e tyre (shërbimi sekret i Irakut), ka kryer operacionin për kapjen e Sami Jasimit”, ka shkruar kryeministri irakian, duke mos dhënë detaje të këtij operacioni.

Për kapjen e tij, në të njëjtën kohë ishte dhënë një shpërblim prej 5 milionë dollarëve. Në anën tjetër, shefi i tij Baghdadi ishte vrarë gjatë një aksioni të njësive speciale të ushtrisë amerikane në veriperëndim të Sirisë gjatë vitit 2019.

Departamenti amerikan i Shtetit, në atë kohë pati ofruar shpërblim për çfarëdo informacione që do të ndihmonte në kapjen e liderit të ISIS-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco