Facebook do të bëjë disa ndryshime dhe ja kush do të përfitoj

Facebook do të bëjë disa ndryshime dhe ja kush do të përfitoj

18:58, 11/10/2021
A+ Aa A-

‘Facebook’ bleu ‘Instagram’ në vitin 2021, për 1$ milardë dollarë dhe tashmë kompania po bën disa ndryshime që pritet ta ndihmojnë me konkurrencën në tregu digjital.

‘Facebook’, ka nxjerrë në treg një grup produktesh këtë javë  ndër më të përfolurat është veçoria e re e group-chat që mund të përdoret ndërmjet llogarive në ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’. Vitin e shkuar, kompania njoftojë për bashkimin në një të sistemit të komunikimit ‘Messenger’ me ‘Instagram’, por tani përdoruesit do të kenë mundësi të bëhen pjesë e chat-eve në grup mes kontakteve të secilës platformë.

Një tjetër karakteristikë e shtuar do të jetë mundësia për të parë përmbajtje të krijuar në Reels video apo IGTV të cilat mund të shihen në të njëjtën kohë nga pjesëmarrësit në chat, me anë të opsionit Watch Together.

Të tjera përditësime do të përfshijnë tema të reja shumëngjyrëshe, ikona dhe emoji të rinj.

‘Facebook’ ka planifikuar të bashkojë platformat e bashkëbisedimit prej kohësh duke lejuar përdoruesit e ‘WhatsApp’, ‘Messenger’ dhe ‘Instagram’ të bashkëbisedojnë njëkohësisht.

Gjiganti i rrjeteve sociale ka raportuar se do të hedhë në treg edhe formatin e video-ve të shkurtra të stilit të ‘TikTok’.

Kompania konfirmoi se do të krijonte një seksion për videot e shkurtra i cili do të paraqitet në faqen kryesore të përdoruesve të ‘Facebook’. Ky hap i ri vjen në një kohë kur ‘TikTok’ është ndaluar në shumë shtete si India, ku përdoruesit e ‘Facebook’ u rritën me 25%.

‘Youtube’ – një tjetër platformë gjigante – ka nisur të ofrojë të njëjtin format videosh prej pak kohësh.

Ndërkohë, ‘Facebook’ është duke u përpjekur të joshë disa nga përdoruesit më të suksesshëm të ‘TikTok’ duke i ftuar të kalojnë krijimet e tyre në ‘Facebook’. ‘Instagram’ bëri të njëjtën gjë duke i inkurajuar krijuesit e ‘TikTok’ të kalonin tek programi i tyre i ngjashëm, i njohur si Reels.

Me anë të veçorisë së ‘monetizimit’, krijuesit e përmbajtjes për rrjete sociale tashmë kanë më tepër mundësi dhe platforma për ta kthyer shërbimin e tyre në të ardhura.

Ky bashkim i ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’ është një lajm i mirë edhe për bizneset e vogla dhe firmat të cilat e kanë ndërtuar historikun e tyre digjital në njërin prej këtyre rrjeteve. Tani, ata do të kenë mundësi të marrin dhe dërgojnë mesazhe drejt klientëve të tyre nga secila platformë, që tashmë do të vendosen në një chat të vetëm.

Këto përditësime erdhën vetëm pak orë para se kompania të dëshmonte përpara Senatit Amerikan rreth dëmeve në shëndetin mendor që mund të shkaktohen nga ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’.

‘Facebook’ po përballet edhe me një padi nga Komisioni Federal Amerikan i Tregtisë i cili e akuzon gjigantin e teknologjisë për monopolizim të tregut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco