Qeveria Italiane lehtëson masat, hapen kinematë, më shumë tifozë në stadiume

Qeveria Italiane lehtëson masat, hapen kinematë, më shumë tifozë në stadiume

16:57, 11/10/2021
A+ Aa A-

Qeveria italiane vendosi që masat kufizuese të lehtësohen duke filluar nga data 11 tetor. Vendimi hap kinematë dhe teatrot me 100 për qind të kapaciteteve, 60% salla sportive, 75% stadiumet dhe 50% diskotekat në ambiente të brendshme e 75% ato në ambiente të hapura.

Lehtësimet do të zbatohen vetëm në rajonet që nuk bëjnë pjesë të zonat e kuqe, që vlerësohen me numër të lartë infeksionesh. Ministri i Shëndetësisë deklaroi vendi po hapet falë fushatës së vaksinimit dhe pasaportës së sigurisë.

“Nëse sot po shkojmë drejt normalitetit të plotë, kjo ndodh sepse ne kishim guximin t’u shpjegonim italianëve se pasaporta e vaksinimit do të ishte mjeti kryesor përmes të cilit do të mbroheshin qytetarët duke shmangur infeksionet e reja”, tha ai.

Italia renditet ndër vendet me numrin më të lartë të njerëzve të vaksinuar në Evropë që njëkohësisht mori edhe masa kufizuese të rrepta. Aktualisht përqindja e njerëzve të vaksinuar me një dozë është rreth 85%, ndërsa me të dyja dozat rreth 80%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco