Rënia e popullaritetit të Biden është alarmuese, Presidenti i kapur në kurthin e pandemisë

Rënia e popullaritetit të Biden është alarmuese, Presidenti i kapur në kurthin e pandemisë

16:40, 11/10/2021
A+ Aa A-

Në një anketim javën e kaluar, Demokratët e Pensilvanisë artikuluan problemet që shqetësojnë stafin e Shtëpisë së Bardhë, operativët e partisë në shtetin Virginia dhe votuesit në Georgia: Pse nuk po ngrihet vlerësimi për punën e Presidentit Joe Biden?

Të nëntë pjesëmarrësit në një focus group nga seanca e së martës i dhanë Presidentit notën C- ose më poshtë. Dhe përgjigjet e tyre rrotulloheshin të gjitha rreth një pike të ngjashme: Pandemia dhe rrugët e shumta me të cilat rikthehet për të penguar jetën normale i ka keqësuar pikëpamje e tyre për Biden.

Një grua tha se donte të blinte një makinë, por problemet me zinxhirin e furnizimit po vononin dërgesat në dyqan. Një burrë u ankua për restorante me mangësi në personel.

“Njerëzit janë të mërzitur”, tha Sarah Longwell, një stratege Republikane e moderuar që u bë përkrahëse e Biden më 2020 dhe drejtoi grupin e fokusimit të votuese demokratë. “Ata nuk ndiejnë përmirësime në jetë. Mendojnë që premtimet nuk janë mbajtur”.

Nëntë muaj pas marrjes së detyrës, Biden dhe ekipi i tij pretendojnë se ashpërsia e pandemisë ka nisur të ulet falë veprimeve të tij. Ata tregojnë sondazhet që rezultojnë me përkrahje të fortë për programin e tij legjislativ, prezantuar nga infrastruktura fizike dhe paketat e shpenzimeve sociale dhe klimatike.

Por pozitat e Biden para amerikanëve janë zhytur, me shkallën mesatare të aprovimit në rënie me 15 pikë që nga qershori. Popullariteti i tij ka pësuar rënie midis Demokratëve dhe edhe më tepër midis Republikanëve, por në rënie të lirë ka qenë sidomos për votuesit e pavarur. Në të njëjtën periudhë, Presidenti është përpjekur të shpëtojë iniciativat e brendshme përmes luftës brenda radhëve të Demokratëve rreth përmasave dhe vazhdimësisë së tyre. Ai pati një tërheqje kaotike e të përgjakshme të trupave nga Afganistani dhe u përball me kritika për trajtimin jonjerëzor të migrantëve haitianë në kufirin SHBA-Meksikë.

Por është pandemia ajo që qëndron pezull mbi të gjitha, duke e bërë edhe më të vështirë për Shtëpinë e Bardhë që të kthejë mbrapsht rrëshqitjen.

Shtëpia e Bardhë nuk e ka vënë kurrë në dyshim nocionin që fati politik i Bidenit është i lidhur me menaxhimin e luftës kundër Covid-19. Kjo ishte arsyeja pse lëvizën me shpejtësi për të miratuar paketën 1.9 trilion dollarë për lehtësimin e pasojave dhe i kushtuan shumë rëndësi vaksinimit të njerëzve. Por të dallosh një pengesë ndryshon nga kapërcimi i saj. Deklaratat pompoze për rihapjen e vendit rezultuan të parakohshme, ashtu si dhe besimi se mund të përdornin bindjen, aksesin dhe edukimin për rritjen e nivelit të vaksinimeve.

Puna e Bidenit është komplikuar nga disa Republikanë, përfshirë ish Presidentin Donald Trump, i cili ka përhapur konspiracione anti-vaksinë dhe hodhi poshtë kërkesat për vaksinim dhe mbajtje maskash në zonat e kuqe. Por ekspertët e shëndetit kanë akuzuar edhe administratën si konfuze në dhënien e mesazheve të saj dhe të ngadaltë në veprim. Ka pasur një rritje të lehtë të vaksinimeve, por dhjetëra miliona njerëz ende nuk kanë marrë asnjë dozë.

Në një qarkore, strategu Demokrat Simon Rosenberg argumenton se rënia pingul e Bidenit mund të shpjegohet vetëm nga perceptimi i publikut për menaxhimin jokonsistent të pandemisë dhe nga besimi se ai nuk e ka përparësi atë.

“Rënia e presidenti është alarmuese. Është serioze”, thotë Rosenberg said. “Por, është e kthyeshme. Por nuk mund të kthehet mbrapsht duke miratuar vetëm dy paketa. Ai duhet të vendosë Covid-19 nën kontroll”.

Vetëm dy presidentë në erën pas Luftës 2 Botërore – përfshirë Trump — kanë pasur nivel aprovimi më të ulët se Biden gjatë kohës në detyrë. Dhe ndonëse kjo mund të jetë produkt i një vendi tashmë më të polarizuar, zhytja e tij u ka acaruar nervat Demokratëve në gjithë vendin, sidomos në Virginia ku majin e ardhshëm zgjedhjet për Guvernator prezantojnë testin e parë madhor politik që nga hyrja e Biden në Shtëpinë e Bardhë.

/Marrë nga Politico.com-Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco