SHBA, nis patrullimi i qyteteve me robotin ‘K5 Robocop’

SHBA, nis patrullimi i qyteteve me robotin ‘K5 Robocop’

20:15, 10/10/2021
A+ Aa A-

Në një park të Los Angeles-it po patrullon një polic i pazakontë – roboti “K5 Robocop”.

“E kemi publikuar në rrjete sociale dhe kemi marrë shumë reagime. Njerëzit thoshin “O Zot, është aq i bukur, është gjenial”, tha një banore.

Roboti polic patrullon një qark përreth parkut “Salt Lake Park” në jug të qytetit Los Angeles. Ai është i pajisur me kamera që kapin pamje prej 360 shkallësh dhe e përdor inteligjencën artificiale për të vërejtur parregullsi si përleshjet ose vandalizmin, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Pajisja lëvizëse, që është më e ulët se trupi mesatar i njeriut, ka një pullë, të cilën qytetarët mund ta shtypin, nëse duan të kontaktojnë me një polic të vërtetë. Sidoqoftë, robotit i mungon diçka që kanë policët – arma.

“Ishte një incident më parë, mendoj se disa fëmijë po vandalizonin një pronë dhe policia arriti menjëherë falë robotit”, tha një grua.

Sidoqoftë, jo të gjithë patën fjalë të mira për “policin” e veçantë. Një burrë tha se ka parë fëmijë duke e shqelmuar pajisjen, ndërsa një qytetari tjetër iu duk shumë e lartë shuma vjetore e operimit prej 75.000 dollarësh në vit. Duke e tundur kokën në shenjë mospajtimi, ai tha: “Ato para duhet t’u dhurojnë njerëzve të varfër”, tha ai.

Policia thotë se gjatë pilotimit të projektit me këtë robot janë raportuar 50% më pak krime dhe numri i personave të arrestuar është rritur për 30%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco