Donald Trump u rikthehet tubimeve, sondazhet i japin mbështetje

Donald Trump u rikthehet tubimeve, sondazhet i japin mbështetje

19:18, 10/10/2021
A+ Aa A-

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump do të rikthehet këtë të shtunë në Iowa në një tubim të ngjashëm si ato të fushatave në një kohë kur sondazhet i japin një mbështetje në rritje në shtetin ku tradicionalisht nis fushata presidenciale.

Tump deri tani nuk ka bërë të ditur se do të jetë në garë për herë të dytë për Shtëpinë e Bardhë.

Nga ana tjetër ai ka forcuar kontrollin e Partisë Republikane dhe është mburrur se si mund të mposhte rivalët e mundshëm, mes të cilëve dhe guvernatorin e Florida, Ron DeSantis.

Trump ka vazhduar sulmet ndaj establishmentit të partisë së tij dhe ka akuzuar liderin Republikan në Senat për po ndihmon Demokratët që të rrisin kufirin e borxhit që sipas tij kërcënon ekonominë me katastrofë.

Sipas një sondazhi të fundit, 53% e votuesve e shohin Trump si favorit për president ndërsa 91% r shohin atë si kandidat për Republikanët.

Ndërsa republikanët e mbështesin, Demokratët dhe të pavarurit e shohin me pasoja një gare tjetër të mundshëm për President të SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco