Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Miratohet taksa globale minimale për korporatat shumë kombësh

Miratohet taksa globale minimale për korporatat shumë kombësh

18:19, 10/10/2021
A+ Aa A-

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), njoftoi miratimi nga 136 vende të një marrëveshjeje historike që përcakton një normë minimale globale të taksës për korporatat.

“Marrëveshja e sotme do t’i bëjë anarzhimet tona ndërkombëtare të taksave më të drejta dhe do të funksionojë më mirë”, tha Mathias Cormann, sekretari i përgjithshëm i OECD-së në Paris, në një deklaratë.

“Kjo është një fitore e madhe për multiateralizmin efektiv dhe të balancuar. Është një marrëveshje me arritje të madhe, që siguron që sistemi ynë ndërkombëtar i taksave të jetë i përshtatshëm për qëllimin e një ekonomie botërore të digjitalizuar dhe të globalizuar”, shtoi ai.

Sipas marrëveshjes, vendet do të vendosin një taksë minimale prej 15 për qind mbi korporatat shumëkombëshe, një rishikim i madh i rregullave ekzistuese që janë kritikuar prej kohësh si inkurajim për evazionin fiskal.

Korporatat ndërkombëtare janë vënë nën kritika të shumta për përdorimin e mjeteve ligjore për të zhvendosur fitimet në të gjithë globin, në mënyrë që të paguajnë sa më pak taksa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco