Rrëzohet një avion në Rusi, 16 të vdekur

Rrëzohet një avion në Rusi, 16 të vdekur

15:37, 10/10/2021
A+ Aa A-

Ministria ruse e Emergjencave njoftoi se 16 persona humbën jetën dhe 7 të tjerë u plagosën si pasojë e rrëzimit të një aeroplani rus, mbi rajonin e Tatarstanit të dielën.

Në aeroplanin e tipit L-410 Turbolet ndodheshin 23 persona, mes tyre një grup parashutistësh.

Autoritetet ruse thanë se 7 të mbijetuarit ishin gjetur mes mbetjeve të avionit.

Ata janë shtruar në spital ‘në gjendje të rëndë shëndetësore’. L-410 është një avion transporti me dy motorë, që përdoret për udhëtime të shkurtra.

Edhe pse Rusia i ka përmirësuar standardet e sigurisë së aviacionit gjatë viteve të fundit, rrëzimet në rajone të largëta nuk janë të rralla, veçanërisht të avionëve të vjetër.

Muajin e kaluar u rrëzua një aeroplan transporti Antonov, model An-26 dhe si pasojë gjashtë persona humbën jetën.

Një tjetër avion u rrëzua në Kamchatka në muajin korrik, ku humbën jetën të 28 personat në bord.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco