FOTO/ Panik në aeroportin e Nju Jorkut, i dyshuari arrestohet në mes të pistës

FOTO/ Panik në aeroportin e Nju Jorkut, i dyshuari arrestohet në mes të pistës

13:24, 10/10/2021
A+ Aa A-

Momente paniku janë regjistruar në aeroportin e LaGuardias në Nju Jork pasi një pilot raportoi tek kulla e vrojtimit për një pasagjerë të dyshimtë, i cili gjithashtu kishte një çantë të dyshimtë në bord.

Të gjithë pasagjerët u evakuuan me shpejtësi nga avioni i ‘American Airlines’ sapo ai u ul në pistë, ndërsa autoritetet e arrestuan të dyshuarin menjëherë duket e vendosur me fytyrë në tokë.

Sipas të gjitha dëshmive, personi i dyshuar, pasagjer në avion, nuk i'u ishte bindur disa herë punonjësve dhe mbante në dorë një pajisje të dyshimtë.

Deri në këto momente nuk ka të dhëna për të dyshuarin e arrestuar dhe as për pakon e dyshimtë nëse përbente ndonjë kërcënim të mundshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco