Nën dyshimin për spiunazh,Turqia arreston gjashtë shtetas ruse

Nën dyshimin për spiunazh,Turqia arreston gjashtë shtetas ruse

12:37, 10/10/2021
A+ Aa A-

Gjashtë shtetas të huaj me pasaporta ruse janë ndaluar në Turqi nën dyshimin e spiunazhit.

Siç raportojnë mediet e huaja, operacioni i arrestimit u krye nga shërbimet speciale turke në Stamboll dhe Antalia.

Po ashtu, raportohet se të arrestuarit planifikuan sulme ndaj të huajve për të marrë informacion të klasifikuar.

Ata akuzohen për “spiunazh politik dhe ushtarak”.

Gjatë vitit të kaluar, dy spiunë rusë, të maskuar si gazetarë, u kapën në Stamboll afër një objekti që prodhonte dronë pa pilotë dhe automjete luftarake të armatosura.

Alexei Petrushko dhe kameramani Ivan Malyshkin, u arrestuan ndërsa ishin duke xhiruar pranë objekteve të mbrojtjes të kompanisë turke “Baykar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco