Papa, apel për të ofruar zgjidhje konkrete për ndryshimet klimatike

Papa, apel për të ofruar zgjidhje konkrete për ndryshimet klimatike

12:19, 10/10/2021
A+ Aa A-

Gjatë një takimi në Vatikan Papa Françesku u bëri thirrje ligjvënësve italianë dhe të BE-së, që po përgatiten për Konferencën e ardhshme të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në Skoci, që të kapërcejnë interesat vetjake politike në mënyrë që të trajtojnë çështjet urgjente të ndryshimit të klimës.

Kjo sfidë është komplekse sipas kreut të Vatikanit, por njerëzimi ka mjetet për të realizuar këtë ndryshim, i cili kërkon një vendosmëri të palëkundur për ta përmbushur këtë mision. Kjo është veçanërisht e detyrueshme tha Papa për ata liderë që kanë pozicione me përgjegjësi të mëdha në sektorë të ndryshëm të shoqërisë.

Papa Françesku dhe udhëheqës të tjerë fetarë bënë një apel të përbashkët për takimin e muajit të ardhshëm për të ofruar zgjidhje konkrete për ndryshimet klimatike. Papa shpreson që puna dhe angazhimi në procesin e përgatitjes për Konferencën e ardhshme të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike dhe më gjerë do të ndriçohet nga dy parimet e rëndësishme të përgjegjësisë dhe solidaritetit. Ne i detyrohemi kësaj të rinjve, brezave të ardhshëm, të cilët meritojnë përpjekjet tona më të mira për të siguruar se ata mund të jetojnë me shpresë, tha Papa Françesku.

Vatikani njoftoi se Papa nuk do të shkonte në Glasgow, Konferencën e ardhshme të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, por delegacioni i tij do të kryesohet nga Kardinali sekretari i shtetit Pietro Parolin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco