Ujërat nuk qetësohen në Angli, një krizë e re po troket

Ujërat nuk qetësohen në Angli, një krizë e re po troket

11:21, 09/10/2021
A+ Aa A-

Përkundër faktit se personeli i forcave të armatosura britanike ka filluar transportimin e karburantit në stacionet e benzinës që nga 4 tetori, problemi ende vazhdon në stacionet e tyre. 

Radhët e gjata krijohen aty ku ka karburant.

Por tani, një tjetër krizë është shfaqur në Angli dhe ka të bëjë me rrjetet ushqimore. 

Thuhet se njerëzit, të cilët kanë vështirësi në arritjen e ushqimeve bazë për shkak të problemeve të furnizimit, kanë filluar të rezervojnë ushqim.

Kryeministri britanik Boris Johnson caktoi Sir Dave Lewis , ish -CEO i Tesco, zinxhiri më i madh i supermarketeve në vend, për t'iu përgjigjur problemeve të furnizimit .

Në studimin e ONS, një në shtatë persona nuk mund të furnizohet me karburant. 

Zyrtarët e industrisë i kanë kërkuan kryeministrit Johnson të ndihmojë kompanitë në mënyrë që kostot në rritje të mos pengojnë prodhimin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco