Krizë qeveritare në Austri/ Opozita mocion votëbesimi për shkarkimin e Sebastian Kurz

Krizë qeveritare në Austri/ Opozita mocion votëbesimi për shkarkimin e Sebastian Kurz

19:29, 08/10/2021
A+ Aa A-

Këtë të mërkurë, në Kancelarinë austriake dhe në selinë e ÖVP pati kontrolle nga autoritet fianciare.

Prokurorët dyshojnë se Sebastian Kurz dhe të besuarit e tij e kanë blerë rrugën e tyre drejt Kancelarisë me sondazhe të manipuluara të opinionit dhe raporte të paguara të mediave.

Mesa duket situata nuk duket e mirë për kancelarin austriak Sebastian Kurz i cili përveç akuzave nga autoritetet për korrupsion, po përballet edhe me akuzat e opozitës të cilët do të paraqesin këtë javë në parlament një mocion votëbesimi për shkarkimin e tij.

“Vazhdimi i koalicionit me Partinë Popullore të Austrisë (ÖVP) është i mundur vetëm pa Kurzin, përballë akuzave serioze për korrupsion” tha në Vjenë kryetarja e Grupit parlamentar të Të Gjelbërve Maurer.

Partia e tij, ÖVP deri tani e mbështet Kurz-in.

Politikani i SPÖ, Hannes Swoboda e përshkroi si një situatë tragjike që Austria ishte përsëri në një krizë qeveritare.

Projekti i propagandës besohet se është paguar në mënyrë të paligjshme me para të Ministrisë së Financave. Kurz-i vetë mohon çdo faj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco