‘T`i mbyllim kufijtë me mure’/ 12 vende anëtare kërkojnë fonde nga BE

‘T`i mbyllim kufijtë me mure’/ 12 vende anëtare kërkojnë fonde nga BE

16:17, 08/10/2021
A+ Aa A-

Ministrat e brendshëm të 12 vendeve anëtare të Bashkimit Europian kërkojnë që Brukseli të financojnë projekte për ndërtimin e mureve në kufi, të cilat t`i ndalojnë emigrantëve hyrjen nga Bjellorusia.

Nisma e tyre po shihet si një përpjekje e re për ta kthyer Europën në një fortesë, thotë Euobserver. Në një letër drejtuar Komisionit Europian, ministrat kërkojnë dritë jeshile për rregulla të reja në kufi, të cilat të përfshijnë muret dhe telat me gjemba.

Aty flitet për ‘mjete që bëjnë të mundur shmangien dhe jo trajtimin e mëvonshëm të pasojave serioze të sistemeve të mbingarkuara të emigrimit dhe azilit dhe kapacitetet e tendosura të pritjes, të cilat ndikojnë negativisht tek besimi mbi aftësinë për të vepruar me vendosmëri atëherë kur është e nevojshme.’

Në të njëjtën kohë, vazhdon letra, ‘këto zgjidhje europiane duhet të synojnë mbrojtjen e sistemit të përbashkët të azilit duke reduktuar faktorët tërheqës’. Letra mban firmën e ministrave të Austrisë, Qipros, Danimarkës, Greqisë, Lituanisë, Polonisë, Bullgarisë, Republikës Çeke, Estonisë, Hungarisë, Letonisë dhe Sllovakisë.

Forcimi i kufijve të jashtëm të bllokut do të jetë temë qendrore e takimit që ministrat e brendshëm të 27 vendeve anëtare të BE-së do të zhvillojnë në Luksemburg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco