Kriza energjetike: Sa do t'i kushtojë ky dimër i ftohtë Evropës - Si kanë reaguar  qeveritë?

Kriza energjetike: Sa do t'i kushtojë ky dimër i ftohtë Evropës - Si kanë reaguar qeveritë?

14:38, 08/10/2021
A+ Aa A-

Ky dimër që shumë shpejt do të trokas në Evropë parashikohet të jetë i zymtë, i ftohtë dhe më i shtrenjti pas rritjes së çmimit të energjisë.

Në të njëjtën kohë qeveritë e vendeve të ndryshme po përpiqen të gjejnë mënyra për të mbrojtur qytetarët e tyre.

Zgjidhja pan-evropiane është duke u shqyrtuar, por askush nuk mund të jetë i sigurt se sa shpejt do të vijë një marrëveshje për zbatimin e saj dhe sa vendimtare do të jetë. 

Në këto rrethana, njëra pas tjetrës, qeveritë evropiane po promovojnë masa mbështetëse - kryesisht në formën e ndihmave.

Bloomberg vlerëson se 10 miliardë euro masa mbështetëse janë shpallur nga qeveritë deri më tani.

 Por paratë duken si një "pikë uji në oqean" përballë 100 miliardë eurove shtesë që konsumatorët e Bashkimit Evropian pritet të shohin në faturat e tyre të ngrohjes dhe energjisë këtë vit, sipas vlerësimeve të analistëve të cituara nga Bloomberg.

Po cilat janë masat që kanë marrë qeveritë e vende të ndryshme?

 Në Francë, qeveria e Emanuel Macron po jep subvencione prej 582 milion euro për familjet më të varfra, ndërsa kufiri i kostos së mbështetjes nga rritja e shpejtë e çmimeve do të arrijë në 4 miliardë euro.

 Italia ka miratuar një paketë prej më shumë se 3 miliardë euro për të frenuar rritjen e çmimeve në tremujorin e fundit të vitit, megjithëse faturat e energjisë elektrike pritet të rriten me 30% këtë muaj.

Spanja ka vendosur të paguajë rreth 2.6 miliardë euro taksa për kompanitë e energjisë.

Mbretëria e Bashkuar, e cila nuk është më anëtare e BE -së, ka njoftuar se 500 milionë paund do të jepen për familjet më të varfra. 

Ndërsa sot qeveria greke prezantoi masat që arrijnë gati shumën 500 milion euro.

Javën e ardhshme, BE do të bëjë rekomandime për veprime të mëtejshme në dispozicion të shteteve anëtare, një veprim që do të ndihmojë më shumë qeveri të gjejnë mbështetje urgjente për konsumatorët dhe bizneset.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco