FOTO - Zyrtari taleban: Mbi 100 të vdekur dhe të plagosur nga shpërthimi në Afganistan

FOTO - Zyrtari taleban: Mbi 100 të vdekur dhe të plagosur nga shpërthimi në Afganistan

14:24, 08/10/2021
A+ Aa A-

Kabul, Afganistan  - Një zyrtar i policisë talebane njoftoi se të paktën 100 persona janë vrarë dhe plagosur në një shpërthim në xhami që kishte në shënjestër myslimanët shiitë në veri të Afganistanit. Dost Mohammad Obaida thotë se "shumica e tyre qenë vrarë".

Nuk pati asnjë pretendim menjëhershë se kush e kreu shpërthimin në provincën Kunduz, por militantët e Shtetit Islamik kanë një histori të gjatë të sulmeve ndaj pakicës myslimane shiite të Afganistanit.

Nëse konfirmohet, numri i të vdekurve në sulmin e së premtes do të jetë më i larti në një sulm nga militantët që kur trupat amerikane dhe të NATO -s u larguan nga Afganistani në fund të gushtit dhe talebanët morën kontrollin e vendit.

Videot dhe fotot në mediat sociale dhe gjetkë duket se tregojnë njerëzit që kërkojnë nëpër xhaminë e shkatërruar dhe lëvizin trupin e një  besimtari nga skena e tmerrshme në një ambulancë.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se xhamia shiite ishte objektivi dhe se një "numër i madh" besimtarësh u vranë dhe u plagosën. Ai tha se forcat speciale talebane kishin mbërritur në vendngjarje dhe po hetonin incidentin.

Udhëheqja talebane po përballet me një kërcënim në rritje nga pjesëtarët lokalë të Shtetit Islamik, të njohur si Shteti Islamik në Horasan. Militantët e Shtetit Islamik i kanë shtuar sulmet mbi rivalët e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco